Pretendimet e muxhahedinëve, mjeku: Viktima nuk vdiq nga infarkti, erdhi i plagosur
Mjeku që i dha ndihmën e fundit para se të vdiste muxhahedinit që u pa në morgun e spitalit në Manzë, Durrës përgënjeshtroi policinë.
Ai tha për Euronews Albania se është gënjeshtër që ai ka pësuar një infarkt. Ali Mostashari kishte ardhur në spital, sipas mjekut, me një goditje në kokë dhe me probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit djegës që ka përdorur policia gjatë kontrollit.
“E njihja shumë mirë, e shihja çdo ditë të bënte ecje. Ishte njeri normal dhe shumë i shëndetshëm. Këto janë gënjeshtra që thotë policia [referuar këtu infarktit] për të mbuluar krimin,” – u shpreh mjeku.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë, ata nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë, ndërsa sipas muxhahedinëve ishin përplasjet me policinë dhe sulmet e tyre, siç i cilësojnë ata që shkaktuan vdekjen e njërit prej tyre.
Policia ka përdorur lëndët neutralizuese në momentin që banorët e MEK-ut kanë bërë rezistencë kur iu është kërkuar të dorëzojnë kompjuterët dhe serverat.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë