Zbardhen vendimet e Këshilllit Kombëtar të PD, në fokus procesi i brendshëm zgjedhor

20 Qershor 2023 | 14:30

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh këtë të martë 20 qershor duke miratuar një rezolutë në lidhje me ecurinë e zhvillimeve të brendshme në këtë forcë politike.

Ne deklaratën zyrtare të lëshuar nga PD, thuhet se Këshilli Kombëtar sheh me shqetësim zhvillimet politike dhe tentativat për ta anashkaluar atë si organin më të lartë.

Gjithashtu Këshilli Komëbtar në vendimarrjen e tij shqyrtoi krizën e brendshme në PD, ku në konkluzione nënvizoi se ringritja e Partisë Demokratike mund të vijë vetëm përmes një procesi zgjedhor transparent për organet e partisë.

REZOLUTË E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

– Këshilli diskutoi mbi situatën në Partinë Demokratike duke vërejtur me shqetësim zhvillimet politike dhe përpjekjet për të anashkaluar dhe tejkaluar konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar veçanërisht pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, 2023.

– Këshilli Kombëtar vlerëson se në këto momente përcaktuese për të ardhmen dhe ekzistencën e Partisë Demokratike është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur në shërbim të ngritjes, forcimit dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në alternativë vlerash e parimesh që duhet të rezonojë me nevojat e shoqërisë shqiptare.

– Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

– Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

– Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor

Një 27-vjeçar, i arrestuar pas grabitjes së një taksisti në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, dyshohet se është autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera me dhunë...
12:14 | 19/06/2026

Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu zbardh agjendën e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar që do të mbahet nesër në orën...
12:04 | 19/06/2026

Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim në seancën e kësaj të premte pas sherrit të regjistruar më datë 15 qershor në GJKKO. Gjatë seancës së...
11:16 | 19/06/2026