Kosova shkarkon trajnerin, Dardanët u mposhtën nga Bjellorusia
Përfaqësuesja e Kosovës po kalon një formë jo pozitive, ndërsa tanimë ka mbetur dhe pa trajner. Francezi Alain Zhires është shkarkuar këtë të martë, ndërsa shkak janë bërë rezultatet negative.
Dardanët pësuan një tjetër humbje të hënën ndaj Bjellorusisë, përballje e cila cilësohej decisive për fatin e 70-vjecarit.
Zhires mori drejtimin e përfaqësueses së dardanëve më 23 shkurt 2022, ndërsa e nisi aventurën me një fitore bindëse ndaj Burkina Fasos 5-0. Plot 14 ndeshje të Kosovës u zhvilluan nën drejtimin e francezit, nga ku mundi të fitojë 4 prej tyre, 4 humbje dhe 6 barazime, ndërsa janë zbehur shpresat për kualifikimin në Euro 2024.
Më 9 shtator Kosova pret Zvicrën në Prishtinë, ndërsa deri më atëherë koha duket e mjaftueshme për përgatitjen e skuadrës nën një teknik të ri. Mbrëmjen e së hënën, Bjellorusia i mposhti me rezultatin 2-1, në një ndeshje tejet decisive sa i përket rrugëtimit në europianin që mbahet në Gjermani. Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga sulmuesi Vedat Muriqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 13:13 Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
- 13:05 Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër
- 12:59 Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie
- 12:50 Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit
- 12:49 Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit
- 12:49 Momenti kur një protestues godet me gur në kokë policin (VIDEO)