Aksioni i policisë ndaj MEK/ Hoxha: Me dijeninë e SHBA, mund të kenë zbuluar 1 spiun
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mendon se policia e shtetit apo Gjykata e Posaçme është futur për kontroll në vendstrehimin e MEK pa dijeninë e SHBA-së.
Sipas Poli Hoxhës është e çuditshme mënyra se si reaguan muxhahedinët dhe rezistenca masive e tyre. Ai tha se dukej sikur ata donin të fshihnin diçka dhe nuk do ishte e habitshme që SPAK të ketë informacione për spiunë mes tyre.
“Nuk besoj se kjo është bërë pa dijeninë e Amerikës. Ata janë me kontratë strehim humanitar. Kjo nuk do të thotë që ti të ndërtosh qendër të mbyllur serverësh, nga mund të ndërhysh edhe jashtë vendit, siç kam unë dijeni se janë kapur.
Ti nuk ke të drejtë që kur të vijnë me vendim gjykate për kontroll të mos dorëzosh kompjuterët, serverat, apo edhe njerëzit nëse ka pasur mandate arresti, sepse mund të kenë zbuluar një spiun. Këtu nuk po merret vesh.
Mua më habiti sot rezistenca e tyre, herë tjetër kanë bashkëpunuar. Heshtja deri tani, sepse po të ishte bërë me kokën e shtetit do ishte skandal me përmasa botërore. Nëse SHBA nuk do ishte në dijeni, tashmë do kishim një deklaratë”,-tha gazetari Poli Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta