5 qendra shëndetësore verore në Vlorë, hapin dyert për pushuesit deri më 15 shtator
Me nisjen e sezonit turistik në Vlorë janë hapur 5 qendra shëndetësore verore ku pushuesit do të marrin shërbim mjekësor. Qendrat do të qëndrojnë të hapur deri më 15 shtator.
Prej 15 qershorit në plazhet që mbulon bashkia e Vlorës janë stacionuar edhe qendrat shëndetësore verore.
“Kanë nisur tashmë funksionimin qendrat shëndetësore verore ne bregdetin e Vlorës. Aktualisht ndodhem në qendrën shëndetësore në zonën e Radhimës, aty ku sipas mjekëve të shumtë kanë qenë pushuesit të cilët i janë drejtuar kësaj qendre shëndetësore, ku dominojnë polakët, maqedonasit por edhe Italianët”
Në secilën prej këtyre qendrave shëndetësore është i vendosur një mjek dhe një infermier. Edhe pse kanë vetëm 5 ditë që janë hapur vizitat kanë qenë të shumta.
“Situata deri tani është shumë e mirë, kemi pasur vizitorë dhe të huaj dhe shqiptarë me problematika të ndryshme. Kemi pasur edhe vizita të cilat i kemi dhënë atje ku janë pushuesit nëpër hotele të ndryshme. Në rast se kemi urgjenca thërrasim ambulancën e Orikumit dhe u shkojmë te vendi ku ata janë. Rastet kryesore janë reaksionet alergjike, shock anafilaktik që mund të vijnë nga pickimet e bletëve. Më shumë turistë ka në muajt korrik dhe gusht. Është e përballueshme”,-tha Artenida Sejdini
“Kemi pasur raste të ndryshme që i kemi trajtuar pacientët kanë qenë si shqiptar dhe të huaj. Të huajt kanë qenë më shumë nga zona e Ballkanit, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë. Kemi trajtuar sëmundje të traktit respirator, natyrisht akute, gastrointerite, djegie , plagë që kanë pasur pacientët. Neve kemi teste të covid, por nuk kemi pasur raste as pozitiv as negativ sepse nuk i kemi testuar sepse nuk kemi pasur simptoma për momentin. Barnat i kemi të gjitha sa i përket një qendre që trajton urgjenca dhe raste akute “,-tha Artenida Sejdini.
Por jo vetëm të huajt apo turistët, shpesh edhe banorët e zonave i drejtohen qendrave për kontrolle të ndryshme.
Pesë qendrat, në Zvërnec, plazhi i vjetër, Uji i Ftohtë, Radhimë dhe Orikum, kanë hapur dyert në shërbim të pushuesve nga 12 deri në 24 orë shërbim. Ato do të qëndrojnë të hapur për të marrë shërbim pushuesit deri më 15 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve