Kurti flet për gjendjen e 3 policëve: U rrëmbyen brenda kufirit, ishin duke ngrënë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i ka vizituar të martën tre policët e arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Serbisë.
“Përshkrimi se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë te tryeza e improvizuar, kanë qenë duke ngrënë drekë. Së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari”, tha Kurti.
Në një konferencë për media me gazetarë, bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, Kurti ka insistuar se policët janë rrëmbyer dhe se një veprim i tillë ka qenë hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të, siç ka thënë, luftimit të krimit të organizuar.
Sipas Kurtit, Serbia “me këto akte agresioni” synon destabilizim në Kosovë.
Përgjatë konferencës, Gërvalla ka thënë se ambasadori Jashari i ka vizituar të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë.
Ajo ka thënë se takimet janë mbajtur ndaras, nga 15 minuta me secilin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë