Marrëveshjet për muxhahedinët dhe roli i amerikanëve, sa persona strehohen në MEK

20 Qershor 2023 | 15:06

Në mars 2013, qeveria shqiptare iu përgjigj pozitivisht kërkesës amerikane për strehimin e personave për arsye humanitare për 210 individë të grupit MEK të cilët ndodheshin në kampin Liria në Irak. Këta muxhahedinë fituan statusin e refugjatit në Shqipëri të cilin e kanë siguruar nëpërmjet UNHCR-së, pas kërkesës së qeverisë amerikane.

Premtimi për strehimin e tyre u dha nga ish Kryeministri Sali Berisha si rezultat i bisedimeve disamujore mes Tiranës zyrtare dhe Uashingtonit.

Në njoftimin e dhënë më 16 maji 2023  për mbërritjen e 14 muxhehedinëve të parë  thuhet

‘Qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurtë të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka edhe në mbikëqyrjen e kampit Ashraf në Irak.

Në shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-Kryeminsitri Berisha.

Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.

Sot raportohet se në Shqipëri strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë.

Qeveria amerikane u përpoq për disa vite të gjente vende që mund t’i strehonin muxhahedinët por, me përjashtim të Shqipërisë, vendet e tjera refuzuan për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin duke patur parasysh të shkuarën e tyre terroriste.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026