“Muxhahedinët tentuan të djegin serverat”, Zv.ministri Mahila: Çfarë sekuestruam
Zëvendës ministri i Brendshëm Andi Mahila zbuloi për “Now me Erla Mëhillin” se çfarë u arrit të sekuestrohej nga policia e shtetit në operacionin e zhvilluar këtë të martë në vendstregimin e MEK-ut në Manzë.
Ai tha se në momentin që ndërhynë muxhahedinët tentusan të djegin materiale shkencore, por janë arritur të sekuestrohen mjaftueshëm materiale të cilat janë të gjithë subjekt i hetimit.
“Ajo që unë mund t’ju them është se janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptop, 2 tableta, 3 karta memorie, materiale shkencore të cilat u tentuan të azgjësoheshin me djegie nga disa anëtarë të MEK. Këto janë materialet e sekuestruara nga policia në operacionin e sotëm”,-tha zv. Ministri i Brendshëm.
I pyetur se si janë futur këto pajisje në vendstrehimin e organizatës MEK në Shqipëri, pasi do duhet të kishte pasur kontroll në dogana për pajisje të tilla, zoti Mahila tha se kjo do mbetet për t’u zbuluar dhe se mënyra se si pajisjet janë siguruar është pjesë e hetimit.
“Janë pjesë e hetimit dhe e veprimeve në vazhdimësi që policia e shtetit janë duke vlerësuar dhe do jepet përgjigjja përfundimtare se prokuroria e posaçme do e çoj deri në fund hetimin. Operacioni i sotëm ishte për të sekuestruar provat”,-tha Andi Mahila.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta