Zbardhet hetimi i SPAK për banorët e MEK, rreth 150 pajisje të sekuestruara
21 Qershor 2023 |
09:01
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë, vjen në kuadër të procedimit me nr 130/2023 të SPAK.
Ky hetim është regjistruar për një sërë veprash penale, ku dyshohet se janë përfshirë anëtarë të komunitetit MEK të strehuar në Shqipëri. Konkretisht:
- Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
- Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike
- Ndërhyrje në sistemet kompjuterike
- Keqpërdorim i pajisjeve
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se rreth 150 pajisje, ndër to njësi kompjuterike, laptop dhe USB që janë sekuestruar priten t’i nënshtrohen një ekspertimi.
Pritet të mësohet nëse në këto pajisje apo nëpërmjet tyre është mbledhur, përdorur, transferuar apo keqpërdorur informacion i enkriptuar apo të dhëna të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta