Kandidati për kryetar i PD: Jam në garë për të fituar, mes meje e Bashës s’ka luftë

21 Qershor 2023 | 17:36

Kandidati për kryetar i PD, Gjergji Hani tha në një intervistë për Euoneës Albania se nëse s’do ishte i sigurt për fitoren nuk do i ishte future kurrë kësaj gare. Ai tha se Partia Demokratike ka nevojë për një reformim dhe pikërisht për këtë arsye ai vendosi të kandidojë.

Ai tha se mendon se gara për kryetar, e cila do të zhvillohet më 29 korrik ka për të qenë një garë e drejtë dhe sipas tij mes tij e Bashës do garohet mes ideve dhe qasjeve të ndryshme, por “nuk ka luftë”.

“Këtu nuk bëhet fjalë për luftë mes meje dhe zotit Basha, por për qasje të ndryshme që do ishte e shëndetshme t’i mbijetonin kësaj gare që në mendimin tim do të jetë shumë e drejtë”,-tha Gjergji Hani.

Ai tha se nëse do vendosej në krye të partisë demokratike do të bënte të kundërtën e asaj që është bërë gjatë 32 viteve në Partinë Demokrate.

“Do doja të implimentoja të kundërtën e asaj që kanë bërë si zoti Berisha me dëshirë dhe vullnet të plotë, qoftë edhe zoti Basha në kohën kur ishte në krye. Por duke parë se sit ë gjithë kolonelët e zotit Basha ju bashkëngjiten Sali Berishës”,-tha Hani.

I pyetur se ku kanë gabuar këto figura, ai tha se Berisha ka pasur për qëllim vetëm pushtetin të cilin, nuk ka dashur ta ndajë me askënd tjetër. Sipas tij Berisha ka ecur në politik pa pasur një busull e ka bërë vetëm zgjedhje në interesin e tij persona. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës, ai tha se nuk munda ta gjykojë, pasi vendimet kur ishte kryetar Basha i merrte sërish Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023