Biden: Xi, një diktator. Reagon Pekini: Deklaratat e SHBA të papërgjegjshme

21 Qershor 2023 | 19:20

Joe Biden e ka quajtur homologun kinez Xi Jinping një diktator, gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve elektorale në Kaliforni, ku ka komentuar rastin e balonave-spiune në qiejt amerikanë.

“Motivi për të cilin Xi Jinping u inatos shumë kur rrëzova këto balona të mbushura me pajisje spiunazhi ishte sepse ai as që e dinte që ky mjet ishte aty”, tha Biden.

Deklarata e tij vjen pak ditë pas vizitës së sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Pekin. Ky i fundit është shprehur i zhgënjyer nga ky qëndrim.

“Deklaratat e palës amerikane ishin qesharake dhe të papërgjegjshme. Ato kanë dëmtuar seriozisht protokollin diplomatik dhe kanë fyer dinjitetin politik të Kinës. Gjithçka ishte një provokim i hapur. Kina është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton këtë qasje”, u shpreh Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Balona-spiune, për të cilën Kina deklaroi se ishte për monitorimin e motit, depërtoi në Shtetet e Bashkuara para se të rrëzohej nga ushtria amerikane në shkurt.

Asokohe, Uashingtoni deklaroi se objekti kishte qenë pjesë e një programi kinez për mbledhjen e informacioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026