Shtohen kufizimet në kufi, Mali i Zi prezanton masat e reja për parandalimin e COVID-19

22 Dhjetor 2020 | 10:06

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bën me dije masat e reja të vendosura nga Mali i Zi për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

MEPJ sqaron se masat e reja kufizuese në kufiri janë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi.

“Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend”, sqaron MEPJ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026