Zgjedhjet e 25 prillit, PD cakton tre drejtuesit e qarqeve në Vlorë, Shkodër dhe Fier

22 Dhjetor 2020 | 11:59

Pritjes së strukturave të Partisë Demokratike për të mësuar emrat e drejtuesve të qarqeve duket se po i vjen fundi. Sot pritet të prezantohen emrat e 2 prej drejtuesve politikë në Shkodër dhe Fier. Në orën 18 në selitë e këtyre dy qyteteve do të bëhet prezantimi zyrtar i personave kyç në fushatën e demokratëve.

Euronews Albania ka mësuar se drejtimi i qarkut të Shkodrës do t’i besohet ish-deputetit demokrat Helidon Bushati, ndërsa Fierin kryetari Basha ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Numri i drejtuesve politikë shkon në 3 po të shtojmë këtu edhe Bujar Leskajn, i prezantuar më herët si drejtues i qarkut të Vlorës. Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe emrat e drejtuesve të 9 qarqeve të tjera të mbetura.

 Kjo lëvizje shënon edhe ndezjen zyrtare të motorëve fushatës elektorale të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit. Këto vendime janë konsideruar si të vonuara nga aleatët e opozitës, pasi kundërshtari politik, partia socialiste i ka shpallur drejtuesit e qarqeve që në muajin shtator.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet e 25 prillit, Paloka: Brenda pak ditësh do caktojmë drejtuesit në qarqe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026