Qendrat e suvenireve në Gjirokastër, të huajt të orientuar te punimet karakteristike

22 Qershor 2023 | 18:35

Prej disa vitesh në zonën historike të Gjirokastrës, Aurel Hatika administron biznesin familjar  të prodhimit dhe tregtimitsuvenireve dhe kryesisht të veshjeve popullore. Së bashku me bashkëshorten Aureli i punon plot mjeshtëri kostumet popullore. Ai shprehet se për çeljen e kësaj qendre artizanati janë nxitur nga dëshira për të ruajtur traditat e Gjirokastrës

“Ne na nxiti në radhë të parë që ne të trashëgojmë traditën sepse kishte filluar të humbiste sadopak. Duke menduar që vinin klientët në dyqan, sepse kemi edhe një atelje në qendrën poshtë, duke kërkuar klientët bëmë një jelek, bënin dasma, merrnin nga një element, duke parë këtë gjë ne vendosëm që ti futemi kësaj fushe dhe këta klientë që vijnë dhe i marrin mos ti marrin një e nga një por ta marrin veshjen të kompletuar, të jetë e gjithë veshja”,-tha Aurel Hatika, administrator i qendrës së artizanatit.

Familja e Aurelit i përgatit suveniret dhe veshjet popullore në mënyrë tradicionale, për ti tregtuar më pas për banorët dhe turistët. Janë vizitorët e huaj të cilët preferojnë më shumë punimet karakteristike dhe kostumet popullore.

“Këtu kostumet që kemi si përparësi i përgatisim vetë çdo gjë, dhe klientë vijnë lënë porosinë dhe ne i bëjmë, i lë një afat kohor sepse nuk bëhet në moment, kthehen pas ose dhe ja dërgojmë”-tha Aurel Hatika, administrator i qendrës së artizanatit.

“Investimin nuk është se e merr këtë investim që hedh por të paktën është kjo gjëja e mirë që ne po e ruajmë traditën dhe siç na e kanë lënë dhe të parët t’ua u lëmë edhe ne brezave më mbrapa”.

Suveniret, veshjet popullore dhe punimet karateristike janë prezantuar në panairet brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë mjeshtëria dhe talenti në realizimin e tyre që ka tërhequr vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botës.

“Kemi marrë pjesë në disa panaire edhe jashtë vendit, edhe brenda vendit dhe më e bukura ishte se në një ndër këto panaire, një turist amerikan ka ardhur ka porositur tek ne, ka marrë veshjen e Gjirokastrës të cilën e ka marrë në Amerikë me vete”, -tha Aurel Hatika, administrator i qendrës së artizanatit.

Aureli mendon se biznese të tilla duhen nxitur dhe mbështetur pasi mbajnë gjallë traditat, transmetimin e tyre tek të rinjtë por ndikojnë edhe për sigurimin e të ardhurave ekonomike për familjet gjirokastrite.

“Patjetër që është gjë e mirë sepse në radhë të parë mbajmë traditën gjallë, u tregojmë edhe turistëve që meqënëse jemi edhe vend turistik, iu tregojmë vlerat tona turistëve, gjithashtu edhe për të mbajtur biznesin gjallë dhe mbajmë familjen me këtë punë”, -tha Aurel Hatika, administrator i qendrës së artizanatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026