120 mln euro borxhe, qeveria dhe bashkitë rrisin detyrimet, shumica për investime

22 Qershor 2023 | 16:53

Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë.

Borxhi që ka qeveria dhe bashkitë për bizneset arrin në 12.8 mld lekë, ose 120 mln euro me kursin  e sotëm të këmbimit. Ai është rritur me 5.3 mln euro nga dhjetori 2022 deri në mars 2023.

Rritje më e madhe e detyrimeve është regjistruar nëpër ministri, ndërsa bashkitë pothuajse kanë ruajtur të njëjtin raport.

Qeveria qendrore ka 63 milionë euro pagesa për të shlyer, pjesën më të madhe për gjyqe të humbura me individë dhe biznese dhe për mosshlyerjen në kohë të faturave në investime. Kompanitë që kanë fituar projektet për punë publike presin të marrin rreth 24 mln euro.

Ndërkohë, stoku i borxhit të të gjithë bashkive ka arritur në 57 mln euro, ku pjesa më e madhe e tij regjistrohet në Tiranë, Kavajë, Vorë, Durrës e Pogradec. Ndërkohë, ka edhe bashki si Korça, Kolonja e Shkodra, të cilat nuk kanë borxhe për të shlyer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026