Kurti: Vështirë të ketë si Papa Françesku në këtë shekull

23 Qershor 2023 | 07:46

Kryeministri Albin Kurti ka përshkruar në detaje takimin e tij me Papa Françeskun në selinë e shenjtë.

Ai ka shkruar në Facebook se Papa Françesku është shumë njerëzor e social dhe bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen.

“Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson”, ka shkruar ai.

Deklarata e plotë e Kurtit:

Ndonëse disi ngathët hidhja hapat përpara, ecje e shkurtër m’u duk mua ajo nëpër disa korridore të gjata deri te biblioteka e Atit të Shenjtë. Për shkak të Papa Françeskut doja të mbërrij sa më shpejt tek ai, për shkak të pikturave mahnitëse të Rafaelit nëpër mure e tavan, silueta e shefit të protokollit po zvogëlohej teksa më printe.

Ekziston dritarja e përsosur për të parë Sheshin e Shën Pjetrit me kupën qiellore sipër. Disa sekonda, jo më shumë, sepse syri im i djathtë tashmë kërkonte derën pas së cilës sakaq u shfaq mikëpritja e bardhë dhe e ngrohtë.

Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson.

Shërbimi ndihmon shërbyesin jo më pak se të shërbyerin. E politika është shërbim. Veprimet nuk kanë autonomi nga etika. E politika është veprim. Idetë janë më të rëndësishme se vetja. E populli është edhe më i rëndësishëm se idetë.

Nuk e di si kanë qenë Papat e tjerë para tij. Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026