Asgjësohen 4999 bimë kanabis në veri të Shqipërisë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

23 Qershor 2023 | 12:28

Për 3 ditë, 50 efektivë me ndihmën e 7 dronëve finalizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit antidrogë “Alpe të pastra”. 4999 bimë cannabis sativa u asgjësuan, ndërsa 1 prej 6 autorëve të dyshuar të veprimtarisë kriminale u arrestua. 5 të tjerët janë shpallur në kërkim.

4180 bimë u asgjësuan në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.

Policia bën me dije se u vu në pranga shtetasi P. Gj., 54 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. Gj., 27 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, N. Gj., 21 vjeç, M. H., 26 vjeç dhe F. N., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatrat ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 3270 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetase, autore e dyshuar e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026