Kush përcakton fituesin e zgjedhjeve më 25 prill? Gazetari Blendi Fevziu skanon qeverinë dhe opozitën

22 Dhjetor 2020 | 20:03

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan Blendi Fevziu ka analizuar dy partitë kryesore në Shqipëri, dhe filozifitë, që ato përfaqësojnë në raport me zgjedhësit. Ai tha se disavantazhi më i madh i kryeministrit Edi Rama është koha në qeveri, dhe kjo sipas tij duhet të shihet si avantazh për opozitën.

“Rama kërkon një mandat të tretë, dhe nëse do të marrë një mandat të tretë, e cila do ishte një risi e rrallë në Shqipëri sepse askush nuk ka kaluar dy mandate qeverisëses. Berisha ishte i pari, që arriti të mbajë 8-vjeçarin e plotë dhe Rama po e mban, por disavantazhi më i madh i Ramës është padyshim koha, 8-vjeçari që lë pas shpine, sepse do konsiderohet si konsumimi i madh i qeverisë së tij. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës. Koha dhe bilanci, sepse ato shkojnë të dyja bashkë”, tha ai.

Ai shtoi se është tepër e vështirë t’i bësh bilancin në mandatin e dytë kryeministrit Rama pasi në fushatë tha ai nuk ka bërë premtime.

Gazetari Fevziu shtoi në Euronews Albania se fushata e Ramës në mandatin e dytë ka qenë në thelb fushata më e çuditshme në historinë e Shqipërisë.

“Është shumë e vështirë ti kërkosh bilancin në mandatin e dytë, sepse nuk ka premtuar asgjë. Është një fushatë surreale, më e çuditshme në historinë e Shqipërisë, që nuk ka pasur një premtim konkret, ka ecur përpara. Rama ka problemin kryesor të kohëzgjatjes. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës”, tha ai.

Krahas skanimit të qeverisë Rama, Fevziu gjithashtu u ndal gjerësisht tek avantazhet, por edhe tek dobësitë që sheh ai tek opozita shqiptare. Sipas tij, opozita është e vonuar në përballje me qeverinë, dhe këtë fakt e ilustron me vonimin në prezantimin e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit.

“Opozita ka një problem me sa shoh unë, është e vonuar. Duhet të kishte caktuar koordinatorët e qarqeve më përpara, duhet të kishte nxjerrë disa figura të reja për t’i afishuar në publik. Në këto zgjedhje nuk i shoh fytyra të reja opozitës. Ardhja e personazheve të rinj duhet të ishte një avantazh për opozitën”, tha ai.

Gazetarja Ilva Tare pyeti z. Fevziu nëse janë pjekur kushte, që liderët politikë të zhvillojnë debate politike, për këtë çështje ai mbajti këtë qëndrim:

“Normale duhet të ishte. Duhet të bënin minimalisht tre apo katër debate. Rama dhe Basha e kanë të detyrueshme, se si do të jetë formati kjo është e diskutueshme. Mua më duket e vështirë. Shqipëri nuk e ka kryer atë që thuhet ”qarkullimi elitave”, shtoi Fevziu.

Duke komentuar përballjet për zgjedhjet e prillit, drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV Klan tha se “elektorati i të pavendosurve’” do jetë përcaktues në rezultatin përfundimtar.

“Të pavendosurit do të jenë deçizivë. Të pavendosurit fillimisht nuk dihet nëse votojnë apo jo. Nëse votimi do të ketë refuzim të lartë, favorizohet Partia Socialiste, sepse në shifrat e militantëve të dyja palëve ata janë më dominues. Nëse masiviteti do jetë i madh, ka më shumë shanse opozita”, u shpreh ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lexoni gjithashtu: 

Blendi Fevziu: Enver Hoxha e bastardoi çështjen e Kosovës ndërkombëtarisht

Blendi Fevziu: Qeverisja Kurti-Osmani e realizueshme nëse ajo ‘çan’ LDK-në

Kosova në zgjedhje, Blendi Fevziu: Problem fakti që s’ka parti që fiton dhe qeveris

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026