Manjati amerikan poston mesazhet: Më ofruan 2 vende në nëndetëse, por refuzova

23 Qershor 2023 | 17:47

Një biznesmen nga Las Vegasi ka treguar se si iu ofruan dy vende për të zbritur në fund të Atlantikut me nëndetësen Titan, por i refuzoi ato.

Tre ditë më parë Jay Bloom shkroi në rrjetet sociale “Kjo është çmenduri… Më ftuan të shkoj në këtë zhytje. Nëse do të pranoja, do të isha një nga pesë personat në bord tani”.

Jay Bloom ka publikuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe Stockton Rush, CEO i OceanGate.

Rush besohet se ka vdekur së bashku me katër të tjerë në zhytjen më të fundit të nëndetëses për të parë Titanikun.

Gjatë bisedës Bloom ngre shqetësime për sigurinë, nxitur nga djali i tij Sean, por qetësohet nga Rush i cili shkruan: “Nuk ka pasur asnjë lëndim në 35 vjet gjatë zhytjeve me këtë nëndetëse joushtarake”.

Bloom thotë se ai gjithashtu e pa Rush personalisht në mars, dhe ata diskutuan zhytjen. Bloom thotë në postimin e tij: “Ai (Rush) ishte absolutisht i bindur se udhëtimi me nëndetëse ishte më e sigurt se kalimi i rrugës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026