Vaksina kundër COVID, ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

22 Dhjetor 2020 | 21:33

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran mbikëqyri shpërndarjen e vaksinës antiCOVID. Në Evropë, procesi po ecën me shpejtësi. Por a do të thotë që varianti i ri i virusit i nxjerr këto vaksina jashtë loje? OBSH shpreson që jo.

“Deri tani, edhe pse kemi parë një seri ndryshimesh dhe mutacionesh, asnjë prej tyre nuk ka pasur një ndikim domethënës si në aspektin e virusit, ashtu dhe tek terapitë e përdorura deri tani, ilaçet, apo vaksinat në zhvillim”, tha Soumya Swaminathan, shkencëtare e OBSH.

Nëse shkencëtarët tregojnë një optimizëm të matur se vaksinat ende bëjnë punë është sepse 17 mutacionet gjenetike të konstatuara në variantin e ri janë të një natyre të dobët.

“Atëherë, ky është virusi juaj dhe ky është antitrupi. Normalisht virusi do të nxisë antitrupin që do të lidhet me virusin. Ju e merrni atë, ai merret nga qelizat e bardha, të cilat e hanë dhe shkatërrohet, në rregull? Tani, mutacionet që po shohim nuk janë ende aq dramatike. Ato mund të shkaktojnë një ndryshim të vogël forme. Por nuk kemi parë ende një mutacion që e bën ndryshimin e proteinës të tillë”, shprehet Julian Tang, profesor, Universiteti i Leicester.  

Pfizer dhe BioNTech, kompanitë prapa vaksinës që po shpërndahet në Evropë, thonë se ka shumë shanse që ajo të funksionojë me variantin e ri. Dhe nëse do të duhet një vaksinë e re, ajo mund të prodhohet shumë shpejt.

 “E veçanta e teknologjisë është se mund të nisim direkt të prodhojmë një vaksinë që minimizon mutacionin e ri. Teknikisht, do të jemi në gjendje të ofrojmë një vaksinë të re brenda 6 javësh”, ka deklaruar Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech.

Por enteve rregullatorë mund t’u duhet të aprovojnë ndryshimet përpara se një vaksinë e re të përdoret. Pa harruar këtu çështjen e kostos, që i komplikon gjërat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026