Mesha e Krishlindjes, At Laureano Del Otero: Do zhvillohet pasdite, duhet të pranojmë masat e qeverisë

23 Dhjetor 2020 | 06:51

At Laureano Del Otero, famulltar i Kishës së Kamzës u shpreh në Euronews Albania se mesha e Krishtlindjes pritet të zhvillohen pasditen e së enjtes, pasi qytetarët duhet të jenë në banesat e tyre brenda orës 20:30.

Ai theksoi se duhet të pranojmë masat e marra nga qeveria për pandeminë, për të mirën e njerëzve dhe shëndetin e tyre.

“Në një farë mënyre jemi në një situatë pak më të mirë, por është e vërtetë që mungon mundësia për të kremtuar, ashtu si vitet e tjera me shumë njerëz, me traditat, puthjen e foshnjës hyjnore. Duhet të pranojmë mirë këto masa për të mirën e njerëzve dhe shëndetin e tyre. Mesha e mesnatës do të jetë në mbrëmje, në orën 17:00, 18:00, që njerëzit të kthehen në shtëpi për orën e caktuar”, u shpreh ai.

“Në këtë kohë pandemie shume njerëz kanë marrë përsipër me shumë kujdes dhe angazhim kujdesin e shpirtit. Ne shikojmë më shumë njerëz në kishë. Edhe në meshën e mesnatës, shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë”, u shpreh ai më tej.  

Lexoni gjithashtu:

https://euronews.al/aktualitet/2020/12/22/kisha-katolike-leter-komitetit-te-eksperteve-kufizimi-i-orarit-te-levizjes-naten-e-krishtlindjeve-i-nxituar-dhe-diskriminues

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026