Breshër i madh në fushën e Maliqit, dëme të shumta në bujqësi

24 Qershor 2023 | 12:51

Reshje breshëri me intensitet të lartë kanë përfshirë të shtunën fushën e Maliqit duke shkaktuar dëme në kulturat prashiteëse por dhe në vreshtari.

Dëmet më të mëdha bëjnë me dije burime pranë Bashkisë së Maliqit kanë qenë Vreshtas dhe Nizhavec të kësaj bashkie. Dëmet janë kryesisht në kulturat bujqësore si gruri, jonxha, misri dhe në vreshtari.

Sipas banorëve reshjet e breshrit kanë zgjatur më shumë se 15 minuta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme aq sa dëmet në misër dhe në vreshtari në veçanti janë shumë të mëdha, pasi sipas tyre është humbur më shumë sesa 40% e prodhimit të pritshëm.

Nga ana e bashkisë pritet ngritja e një komisioni për të verifikuar dëmet e shkaktuara pasi flitet se edhe në fshatra të tjerë të fushës së Maliqit për të njëjtën arsye ka pasur dëme në përqindje më të vogël.

Reshje breshëri ka pasur edhe gjatë ditëve të fundit jo vetëm në fushën e Maliqit por edhe atë të Korçës, ku dëme më të shumta ka pasur në kulturën e grurit në fshatrat Turan dhe Ravonik. Ndërkohë që reshjet e vazhdueshme të shiut kanë pasur ndikim negativ edhe në drufrutoret kryesisht në qershia dhe molla, çka i ka detyruar fermerët të shtojnë trajtimet në mollë dhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme të shfaqura pas reshjeve të dendura të shiut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026