Breshër i pazakontë në Fushë-Arrëz, shkatërrohen të gjitha kulturat bujqësore
Një stuhi breshëri ka përfshirë pasditen djeshme territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe.
Bashkia e Fushë Arrëzit, përmes një njoftimi bën me dije se si pasojë e kësaj stuhie janë shkatërruar të gjitha kulturat bujqësore të këtyre bujqve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre.
“Bashkia bashkë me Zyren e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Breshëri shkatërron të mbjellat, stuhia zeron investimin e fermerëve në Peqin
- VIDEO/ Reshje breshëri përfshijnë Pogradecin
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani