Kryeministri rumun reagon për ngjarjet në Rusi: Po monitorojmë situatën me aleatët
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me rebelimin e brendshëm që po ndodh në Rusi, ku mercenarët e Wagner kanë nisur një fushatë të armatosur kundër ushtrisë ruse.
Përmes një postimi në Twitter, Ciolacu thotë se të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rusi, në bashkëpunim të plotë me aleatët.
“Të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rusi, në bashkëpunim të plotë me aleatët tanë. Për situatën jam i informuar vazhdimisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ne jemi në koordinim me aleatët tanë”, shkroi Ciolacu në Twitter.
Më parë, presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi gjithashtu se autoritetet rumune po monitorojnë nga afër evolucionin e ngjarjeve në Rusi.
“Jam i informuar vazhdimisht për zhvillimet. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët”, shkroi gjithashtu Iohannis në Twitter.
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se forcat e tij kishin marrë kontrollin e objekteve ushtarake në Rostov-on-Don dhe aeroportin atje, sipas CNN.
All Romanian authorities are closely monitoring the situation in Russia, in full cooperation with our allies.
I am permanently updated by the Defense Ministry & MFA on the situation. We are in coordination with our Allies.— Marcel Ciolacu (@CiolacuMarcel) June 24, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta