Zhvillimet në Rusi, Borrell: BE aktivizoi qendrën e reagimit ndaj krizave
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Rusi, ku mercenarët e Wagner kanë nisur një rebelim kundër Kremlinit.
Përmes një postimi në Twitter Borrell thotë se pati një telefonatë me ministrat e Jashtëm të G7 në lidhje me situatën dhe shton se është aktivizuar qendra e reagimit ë krizave në BE.
Ai nënvizon se mbështetja e Perëndimit për Ukrainën vijon të jetë e palëkundur.
“Pata një telefonatë me Ministrat e Jashtëm të G7 ku shkëmbyem mendime për situatën në Rusi. Përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të së hënës, unë jam duke koordinuar brenda Bashkimit Evropian dhe kam aktivizuar qendrën e reagimit ndaj krizave. Mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon e pandërprerë”, shkruan Borrell në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi