VIDEO| U arrestua në lokalin afër shtëpisë, momenti kur Gjici mbërrin në komisariat

24 Qershor 2023 | 19:55

Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan pasditen e kësaj të shtune ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici nën akuzën “Korrupsionit pasiv”.

Euronews Albania ka siguruar dhe pamjet e momentit kur ish-kryebashkiaku shoqërohet në Drejtorinë e Policisë. Nga ku më pas është shoqëruar për në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”.

Burime bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masë arresti për Gjicin. Në 16 qershor të njëjtën ditë kur u publikua skandali seksual i Gjicit në zyrën e bashkisë, SPAK nisi hetimet për ish-kryebashkiakun e shkarkuar. Ai u arrestua këtë pasdite nga policia teksa ndodhej në një lokal poshtë shtëpisë së tij.

5 ditë më parë Byroja Kombëtare e Hetimit sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit. Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026