Dështimi i rebelimit, Zelensky: Sot bota pa që bosët e Rusisë s’kontrollojnë asgjë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një deklaratë mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka komentuar rebelimin e Wagner ndaj Moskës, por që u mbyll brenda 24-orëve.
Zelensky tha se e gjithë bota sot pa sa të dobët janë bosët që kontrollojnë Rusinë.
“Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne patjetër kemi nevojë për udhëheqje. Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikueshmërie. Dhe po ndodh në territorin rus, i cili është plotësisht i mbushur me armë”, tha ai.
Zelensky shtoi se sot, “të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë” e panë se sa e lehtë ishte “të kapeshin qytetet ruse”.
Ai u bëri thirrje edhe një herë partnerëve perëndimorë që të mbështesin Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë “të mbrojë Evropën” me avionë dhe armë.
Pastaj, duke kaluar nga ukrainishtja në rusisht, ai tha: “Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe me siguri fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë”.
“Ai e di se nga çfarë ka frikë sepse ai vetë e krijoi këtë kërcënim. Të gjitha të këqijat, të gjitha humbjet, të gjitha urrejtjet – është ai që i ka përhapur”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni