Festa e Grurit në Pojan, tradita shumëvjeçare mbledh bizneset e zonës
Ushqime tradicionale, muzikë, kërcime dhe një larmi veshjesh popullore të zonës, kështu ka nisur Festa e Grurit në Pojan të Bashkisë Fier.
Kjo tradite e ardhur që nga antikiteti, është organizuar për të disatin vit radhazi. Gruri është protagonist i festës, si baza e bukës dhe shumë ushqimeve të tjera.
Ajo që bie në sy krahas numrit të madh të pjesëmarrësve është edhe një panair me produkte brumi ku bizneset e zonës ekspozojnë produktet e tyre. Sipas prodhuesve të bukës tashme kë një vëmendje më të madhe për prodhime brumi cilësore, bazuar te prodhimi vendas.
“Vitet e fundit kemi interes me te madh për grurin vendas, sidomos për miell që të ketë përqindje edhe të ermikut edhe të himës, se ky ndikon te shëndeti dhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë kush është më e mira”, thotë një prodhues i produkteve të grurit.
Festa e Grurit ka kaluar tashmë kufijtë lokalë dhe pjesëmarrësit, krahas bisedave dhe muzikës, shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës të gatuara sipas recetave të vjetra.
Festa e grurit sjell në vëmendje traditën e një nga zonave me prodhuese të vendit siç është Myzeqeja. Tradita është kthyer tashmë si një vendtakim ku festohet edhe pas perëndimit të diellit.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet