I prekur nga COVID-19, dërgohet për kurim në Itali këngëtari Bujar Qamili

23 Dhjetor 2020 | 11:48

Mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili nuk i ka shpëtur infektimit me COVID-19. Këngëtari është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar. Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën.

Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.

Këngëtari në muajin prill foli për Euronews Albania, ku tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.

“Me thënë të drejtën unë kam dhënë koncerte shumë, sidomos koncertet  e shumta recitale kanë qenë gjithmonë e në Pallatin e Kongreseve, ku ka pasur një spektator mbi 2500 vetë. Është hera e para në jetën time që dal duke kënduar pa asnjë spektator, vetëm unë midis qytetit të Shkodrës, por spektatorët i kisha nëpër dritare dhe nëpër ballkone, ku kishin dalë të gjithë duke më dëgjuar dhe më përshëndeten me kënaqësinë më të madhe”, theksoi mes tjerash, Bujar Qamili.

Lexoni gjithashtu: 

Shpresë për Shkodrën! Bujar Qamili rrëfen në Euronews Albania ndjesitë e performancës në sheshin e braktisur

“Një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026