KED i çon Presidencës dy emrat për anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese

23 Dhjetor 2020 | 12:22

Vijon procesi për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë renditjen e kandidatëve Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga presidenti Ilir Meta. 

Kështu Meta do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, pasi lista është në duart e tij. 

Ndërkohë, një ditë më parë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj u betua para presidentit. 

Altin Binaj u votua si anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese disa ditë më parë nga Parlamenti i Shqipërisë.

Lexoni gjithashtu:

Betohet në Presidencë anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026