Parlamenti miraton ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore
Në seancën e fundit plenare Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore, duke i vënë vulën të gjitha ndryshimeve në kuadër të reformës zgjedhore.
Ky ndryshim në Kodin Penal ishte një nga 8 ligjet e famshme që u vendosën në Këshillin Politik më 5 qershor përmes të cilave i jepen kompetenca SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mbrojtje denoncuesve të krimeve zgjedhore.
Vlen të theksojmë se ligji u rifut në rendin e kësaj të mërkure, pasi në seancën e javës së shkuar nuk ishte përfshirë një amendim sipas dakordësisë që palët kishin arritur në marrëveshjen e 5 qershorit.
Në seancën e sotme u zgjodh edhe kreu i ri i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Konkurrencës dhe Interesit, që do të jetë Evgjeni Bashari.
Ajo më herët ka qenë sekretare e përgjithshme e këtij institucioni dhe mori mbështetje unanime gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve pak ditë më pare, ndërsa në seancë mori 100 vota pro. Gjithashtu Kuvendi zgjodhi edhe Violeta Nikleka si anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me 92 vota pro.
Mes ndryshimeve të disa ligjeve për sigurimet shoqërore dhe të tarifave doganore, diskutimi i deputetëve u përqendrua në aktin normativ përmes të cilit i garantohet një pension i përhershëm familjes së 25-vjeçarit që u vra nga policia, Klodian Rasha pak javë më parë.
Në këtë mbledhje të fundit për vitin 2020, ra në sy mungesa e kryeministrit Rama i cili nuk ishte as në seancën e javës së shkuar. Sesioni i ri parlamentar do të nisë më 18 janar dhe pritet të jetë shumë intensiv, i ndikuar edhe nga zgjedhjet e 25 prillit.
Lexoni gjithashtu:
Sot seancë plenare, pritet të zgjidhet kreu i ILDKPI-së
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet