Juristi Koci: Kushtetuta nuk i ndalon Albin Kurtit kandidimin për deputet
Për të dytën ditë me radhë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive në kuvend, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja. Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate, deputeti Endrit Shala kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, pas takimit me Osmanin, kërkon që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja por pa dhënë ndonjë datë të preferuar, kërkesë kjo e paraqitur edhe nga AKR-ja, Lista Serbe dhe grupi i deputetëve të tjerë minoritarë, 6 Plus.
Aranit Koci, jurist thotë se situata ligjore është shumë e qartë pasi z. Kurti e ka kryer veprën penalë në vitin 2015 dhe në bazë të Kodit Penal që ishte në fuqi, vendimi nuk ka pasoja jurdike dhe për rrjedhojë nuk i ndalon kandidimin për deputet. Ndryshe do të kishte ndodhur nëse vepra do të kishte ndodhur pas ndryshimeve në Kodin Penal.
“Situata është shumë e qartë, kushtetuta dhe ligjet interpretohen si një ekosistem i përbashkët. Z. Kurti e ka kryer veprën penale në vitin 2015. Në vitin 2015, në Kodin paraprak në nenin 100, paragrafi 2 është paraparë në mënyrë eksplicite se kryesi i veprës penale i cili dënohet me dënim me kusht, me gjobë apo vërejtje gjyqësore nuk ka pasoja juridike dhe z. Kurti mund të kadidojë për këto zgjedhje.
Po ta kishte kryer në vitin 2019 dhe tutje veprën penale, atëherë në nenin 93 paragrafi i dytë i Kodit të ri Penal, i cili është në fuqi këtu është parashikuar që kryesi i veprës penale ka pasoja juridike për dënim me kushte dhe nuk ka pasoja për vërejtje gjyqësore dhe dënim me gjobë. Situata është shumë e pastër”, u shpreh juristi.
Ish-kryeministri Albin Kurti është dënuar për ngjarjet e ndodhura në Parlamentin e Kosovës gjatë vitit 2015, ku në atë kohë VV pengonte zhvillimin e seancave parlamentare duke përdorur gaz lotsjellës. Përveç kryetarit të VV-së, Albin Kurti janë dënuar dhe tre deputetë të tjerë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut