Kim dhe Soreca përshëndesin vendimin e Presidentit për Kushtetuesen

23 Dhjetor 2020 | 17:30

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur dekretin e Presidentit, Ilir Meta për emërimin e anëtarit të 6-të në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar një hap të madh përpara për Shqipërinë duke shënuar plotësimin e një prej dy kushteve kryesore për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Pasi Kalo të betohet nëse, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale duke i dhënë fund 3 vite pa të. Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita të mëdha”, shprehet znj. Kim.

“Ky ishte si rezultat i masave urgjente të liderëve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Me Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria plotëson një prej dy kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i madh përpara. Urime popullit shqiptar. Le të vazhdojmë të ecim përpara”, përfundon ambasadorja amerikane.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca duke përshëndetur vendimin e Presidentit Meta ka vlerësuar si arritje të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar z. Përparim Kalo si anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër para Presidentit. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të gjykatës. Ne përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe institucionet e tjera për arritjen e një rezultati kaq domethënës, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj dhe për reformën në drejtësi. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE dhe Shqipërisë”, shprehet ambasadori Soreca.

Për vendimin e kreut të shtetit ka reaguar dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili thotë se funksionaliteti i Kushtetuese ruan balancat e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falënderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruan ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026