Bien kërkesat për azil, 2510 aplikime në fillim të vitit, 500 më pak se në 2022

26 Qershor 2023 | 18:06

Fluksi i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rënie të ndjeshme. Në 4 muajt e parë janë regjistruar 2500 kërkesa, ose 500 më pak se vitin e kaluar.

Shqiptarët nuk po kërkojnë të emigrojnë përmes azilit. Numri i aplikimeve për të shkuar në një nga vendet e Bashkimit Europian ka rënë në 4 muajt e parë të vitit me 18%.

Pra, nga 3000 kërkesa të regjistruara në janar-prill 2022, këtë vit janë regjistruar 2510 të tilla. Franca mbetet shteti i preferuar i azilantëve për të kërkuar mbrojtje, me 940 kërkesa gjithsej, ose 37% të totalit.

Pas saj, vijnë Gjermania me 23% të totalit të aplikimeve dhe Italia me 23%. Në shkallë të përgjithshme, përditësimet e EUROSTAT, tregojnë se në muajin mars, 86 000 qytetarë jashtë Bashkimit Europian, aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Europë, dhe në krahasim me marsin 2022, janë 6000 mijë aplikime më shumë.

Sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkuan azil, pasuar nga shtetasit nga Afganistani, Venezuelia, Kolumbia dhe Turqia. Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia kanë regjistruar 75% të kërkesave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026