Moska heq masat e vendosura pas rebelimit të ‘Wagner’, Shoigu rishfaqet me ushtarët

26 Qershor 2023 | 17:24

Autoritetet ruse kanë hequr masat e sigurisë që u vendosën në Moskë gjatë fundjavës, kur trupat e grupit “Wagner” kërcënuan se do të sulmonin qytetin.

Kryebashkiaku Sergei Sobjanin e njoftoi vendimin përmes një mesazhi në rrjetin “Telegram”, duke falënderuar banorët e kryeqytetit për mirëkuptimin dhe qetësinë e treguar.

Ndërkohë, Komisioni kombëtar i antiterrorit rus deklaroi se situata në vend ishte e qetë, pasi lideri i “Wagner” Jevgjeni Prigozhin ndaloi avancimin e trupave të tij pas një marrëveshjeje me presidentin Putin.

Prigozhin e justifikoi ofensivën e tij duke deklaruar se synonte shkarkimin nga posti të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për keqmenaxhim të forcave të armatosura.

Vetë Shoigu u shfaq në televizionin shtetëror rus duke vizituar trupat ruse në Ukrainë. Bëhet fjalë për daljen e tij të parë që nga lëvizja e mercenarëve në fundjavë.

Ministri u shfaq i qetë, një tregues ky i forcës së Rusisë dhe një përpjekje për të treguar se Kremlini mbetet i vendosur për të vijuar atë që e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë.

Ndërkohë, pas njoftimit të Prigozhin për një mërgim në Bjellorusi janë shtuar zërat se ai mund të tentojë një ofensivë në territorin ukrainas nga ky vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026