Frikë nga ‘Wagner’, fqinjët e Bjellorusisë përforcojnë sigurinë kufitare
Fqinjët e Bjellorusisë po rishikojnë masat e sigurisë kufitare pas zërave se shefi i “Wagner” ka siguruar azil në këtë vend në këmbim të ndërprerjes së kryengritjes. Në Poloni, si kryeministri edhe ministri i Mbrojtjes kanë inspektuar trupat në veri-lindje.
“Kemi përforcuar kufijtë, në veçanti atë me Bjellorusinë dhe rajonin Kënigsberg. Jemi të vetëdijshëm për kërcënimet dhe po u paraprijmë sulmeve eventuale. Ne po përballemi me një sulm hibrid në kufirin polak prej dy vitesh. Ushtarët tanë në kufi garantojnë sigurinë e vendit tonë”- tha Mariusz Blaszczak, ministër i Mbrojtjes, Poloni.
Edhe presidenti i Lituanisë deklaroi se NATO duhet të përforcojë krahun lindor të tij nëse Bjellorusia strehon Jevgjeni Prigozhin dhe trupat e tij. Ndërsa ministrja e Jashtme e Finlandës ndihet e pasigurt për situatën.
“Situata është delikate dhe mund të ndodhë gjithçka. Ne po e monitojmë atë me shumë vëmendje- theksoi Elina Valtonen, ministre e Jashtme, Finlandë
Vendet baltike por edhe ato nordike në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë kanë përforcuar edhe kontrollet e kalimit kufitar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren