Mbi 1.000 civilë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin

27 Qershor 2023 | 07:38

Mbi 1.000 civilë afganë kanë vdekur si pasojë e bombardimeve dhe formave tjera të dhunës që kur forcat e huaja janë larguar nga shteti, dhe talibanët e kanë marrë pushtetin më 2021, sipas Kombeve të Bashkuara.

Misioni i OKB-së në Afganistan ka thënë se në periudhën 15 gusht 2021 – maj 2023, 1.095 civilë janë vrarë dhe 2.679 janë plagosur.

Shumica e vdekjeve – mbi 700 – janë shkaktuar nga pajisjet e improvizuara shpërthyese, përfshirë bombat vetëvrasëse në ambiente publike, siç janë xhamitë, qendrat e edukimit dhe tregjet.

Sipas misionit të OKB-së, grupi ekstremist, Shteti Islamik, vazhdon të përbëjë sfidë për sigurinë e Afganistanit.

Talibanët kanë thënë se janë të fokusuar në sigurinë e shtetit dhe kanë kryer disa bastisje kundër Shtetit Islamik në muajt e fundit.

Sipas tyre, Afganistani është përballur me sfida të sigurisë që disa dekada, dhe se përgjatë udhëheqësisë së talibanëve situata është përmirësuar.

Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026