”Vajza me syze” e OFL: Pamja ime nuk duhet të zbehë vlerën e operacionit “Forca e Ligjit”

23 Dhjetor 2020 | 20:50

Eliesa Breca, ose ashtu siç e ka etiketuar media si “policja bionde” e maskuar e OFL-së flet për herë të parë për rolin e saj në këtë njësi. Në Eliesa Breca, pranoi kërkesën për të folur në Unpublished, por u tregua e rezervuar në përgjigjen e saj për imazhin që përdori me syzet.

“Nëse nuk do të kisha qenë unë, do të ishte njehsuar me dikë tjetër. Unë kam qenë pjesë e kësaj strukture para krijimit të OFL-së, por në pozicionin zëdhenëse për shtyp. Nuk e kuptoj pse një operacioni me impakt kombëtar, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t’i mbivendoset një gjë si kjo”,- shprehet Eliesa.

Por, nuk është i të njëjtit mendim Arjan Hoxha, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ai thotë se asnjë polic nuk ka mbajtur maskë kur i është drejtuar publikut.

“Në komunikimin me mediat, me qytetarët, drejtuesit apo zëdhënësit e policisë, asnjëherë nuk dalin të maskuar. Thjesht sepse po iu dërgojnë formularë disa individëve të cilëve edhe herë të tjera iu është hetuar pasuria”,-thotë z. Hoxha. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026