Zgjedhjet e jashtëzakonshme, gara e kandidatëve për kryeministër në Kosovë
Partitë politike në Kosovë, krahas konsultave për datën e zgjedhjeve, po bëhen gati edhe për personat që do të paraqesin para elektoratit për kryeministër. Emrat e parë tashmë kanë filluar të prezantohen për publikun.
Ende pa u caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve, kanë filluar të dalin emrat e mundshëm që partitë politike do të vendosin si kandidatë për kryeministra. Në Vetëvendosje emri i vetëm që qarkullon tash për tash për këtë post është kryetari i saj, Albin Kurti. Ndërkohë, në LDK doli në media emri i ish ministrit të Kulturës, Kujtim Shala. Por, këtë e mohoi kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
“Të shpallen zgjedhjet e pastaj në moment kur shpallen zgjedhjet, ne do të mbledhim organet tona, do të diskutojmë në mënyrë institucionale, dhe jo mbi bazën e përmendjeve të dëshirave personale sepse megjithatë jemi parti institucionale dhe çdo gjë e çojmë në institucionet dhe organet tona”, shprehet Mustafa.
PDK ditën e mërkurë zyrtarizoi se kandidat i saj për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore do jetë Enver Hoxhaj, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të partisë. Konfirmimin e bëri Uran Ismaili, sekretar i PDK-së. Enver Hoxhaj ishte ministër i Arsimit, ministër i Punëve të Jashtme e së fundi zëvëndës-kryeministër në Qeverinë Haradinaj. PDK është partia e parë që zyrtarizon kandidatin e saj për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Qeverinë Hoti
Ndërkohë, në AAK, kandidat për president ishte Ramush Haradinaj, por me ndryshimin e rrethanave, tani nuk dihet nëse ka ndryshuar mendje që të jetë kandidat për kryeministër. Sekretari i kësaj partie, Besnik Tahiri deklaroi se situata është e ngjashme me post mortum.
“Këto tema a ka hequr dorë apo jo tanimë jemi në post mortum dhe ajo që e dimë është se rrethanat që i ka krijuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por të cilin ne nuk e interpretojmë sepse është instanca e fundit juridike që e interpreton ligjin. Tanimë jemi në rrethana të reja”, tha Tahiri.
Por zyrtarja e lartë në AAK, që është aktualisht edhe ministre e Punëve të Jashtme, e thotë të kundërtën. Sipas Meliza haradinaj, AAK konfirmon emrin e Ramush Haradinaj për të drejtuar Kosovën, si Presidenti i Kosovës.
Sidoqoftë, Kosova nuk ka historik të mirë me mandatin e kryeministrave. Në njëzet vitet e fundit Kosova pati tetë kryeministra. Asnjë prej tyre nuk arriti ta përfundojë plotësisht mandatin e tij. Më së gjati në këtë post qëndroi Hashim Thaçi në mandatin e dytë prej 1387 ditësh, ndërkaq më së shkurti, Albin Kurti prej vetëm 50 ditësh.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet