Masat kufizuese për Krishtlindje, ish-myftiu Ylli Gurra: Komiteti i Ekpertëve duhet të konsultohej me të krishterët, janë lënduar shpirtërisht

24 Dhjetor 2020 | 07:04

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra u shpreh në Euronews Albania se masat e reja kufizuese për pandeminë kanë lënduar shpirtërisht besimtarët e krishterë, të cilët sot kanë meshën e Krishlindjes.

“Bajrami i kaluar që ishte me 31 korrik, ishte brenda suazës së ndalimeve natyrshëm të asaj kohës, jemi para 6 muajsh afërsisht. Ndërsa kjo e tanishmja gjykoj, në mos qofsha i gabuar, në komunikim më bashkëvëllezërit e mi të krishterë, ardhja në një moment pa moment besoj përpara kremtimit të Krishtlindjeve, që janë sonte, sigurisht që shpirtërisht i ka vrarë besimtarët e krishterë.  Sikundër e dini sonte është mesha e tyre, ritualet e tyre janë sonte dhe përpara një kremtimi të madh, ishte një lëndim shpirtëror. Në një festë të tillë madhore brenda vitit nuk është e lehtë për t’u riorganizuar”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi më tej se Komiteti i Ekpertëve duhet të ishte konsultuar me të krishterët para se të merrte masat. 

“Në rastin konkret unë do të thosha që nëse do të kishim një konsultim të mirëfilltë, mesha nuk është si dita e Bajramit ndër ne myslimanët, që ndryshon në varësi të hënës, mesha e besimtarëve katolikë dihej se kur do të ishte, 24 dhjetor. Unë sot kam pasur një konsultim më drejtuesen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për mundësimin e këtij 30 minutëshi, vetëm për sonte për besimtarët katolikë, që për çdo herë janë të kujdesshëm për respektimin  e masave, sidomos në grumbullimet madhore, si Bajrami, apo Krishtlindjes.Ishte e mundshme që ky 20 minutësh apo 30 minutësh duke respektuar këto masa paraprake. Kjo do të thoshte një vlerësim i drejtë i besimtarëve katolikë”, tha ai.

Ish-myftiu thekson gjithashtu se në raste pandemie besimtarët e ndjejnë më shumë Zotin.

“Në raste tilla njeriu dhe njerëzimi e ndjen dyfish apo shumë më shumë, kohë të tjera apo sprova Zotin, hyjnorin të plotfuqishmin.  Kjo pandemi ishte lajtmotiv, është e dhimbshme tragjedinë e humbjes së jetës në botë me miliona dhe në Shqipëri mbi 1 mijë shqiptarë, në aspektin shoqëror, na bën me besimtarë, e ndjemë më shumë atë që kemi nevojë për njeri-tjetrin”, tha ai më tej.

Lexoni gjithashtu:

Mesha për Krishtlindje, Imzot George Frendo: Do zhvillohet në orën 18:00, masat e reja kufizuese na kanë hidhëruar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026