Udhëtime gjatë festave, në Gjermani vijojnë lëvizjet, pavarësisht thirrjeve për të mënjanuar sa më shumë takimet

24 Dhjetor 2020 | 07:52

Ndonëse edhe Gjermania ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 çka ka detyruar autoritetet  të ashpërsojnë masat kufizuese qytetarët sërish kanë vijuar udhëtimet përreth vendit e jo vetëm. Ata duket se po marrin parasysh situatën epidemiologjike, ku këtë të mërkurë u raportua për 962 viktima dhe 24.740 të infektuar, por askush nuk e ndal nevojën e tyre për të lëvizur qoftë edhe për arsye familjare.

“Dhe pse po udhëtojmë? Oh sepse vajza jonë është bërë me fëmijë, kështu që ne po e vizitojmë atë. Ne shkojmë në Berlin, do të vizitojmë vajzën tonë, do të kalojmë pak kohë me të dhe beben”,  thonë Richard dhe Particia Brey, qytetarë nga Illinois.

Masat e reja janë tërësisht të pazakonta; maska, distanca fizike është një përvojë e re për të gjithë.

 “Bëra testin para se të nisesha edhe tani po ashtu. Po mbaj dy maska. Po mbaj distancën e të gjitha masat e parashikuara. Është një ndjenjë e çuditshme, e pazakontë”, shprehet Claudia Mueller, qytetare që udhëton nga  San Francisco në Berlin.

Për shkak të kufizimeve gjatë festave janë ndaluar bashkimet familjare me më shumë se 5 persona, masë e cila sipas autoriteteve nuk do të ndikojë në rritjen e kurbës së të infektuarve.

Para një jave qeveria gjermane  mbylli dyqanet, ashpërsoi rregullat dhe u bëri thirrje njerëzve të udhëtonin sa më pak. Ata që udhëtojnë për të vizituar të afërmit gjatë pushimeve do të duhet të izolohen një javë si dhe do të duhet të bëjnë test para se të udhëtojnë me trena, avionë apo autobusë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026