Atmosferë Krishtlindjesh në Kosovë, dom Marjan Topalli: Mesha do të mbahet në mesnatë, do respektohen masat

24 Dhjetor 2020 | 08:58

Zëvendës-famulltari i Katedrales “Nënë Tereza”, dom Marjan Topalli u shpreh për Euronews Albania se në Kosovë pavarësisht situatës së pandemisë ka atmosferë Krishtlindjesh.

“Sa i përket kësaj periudhe ku po jetojmë natyrisht që nuk është e lehtë për askënd dhe është një sfidë me madhe, por feja na jep shpresë dhe guxim dhe këtë vështirësi, pengesë që na ka gjunjëzuar, na bën që të ngrihemi dhe të shkojmë drejt Krishtlindjes. Atmosfera është e mirë, e ngrohtë, dallon nga vitet e mëparshme, këtu vazhdon të jenë njerëzit e përgatitur, ne përgatitemi për 4 javë radhazi”, u shpreh dom Marjan Topalli.

Ai tregoi më tej se meshat e Krishtlindjes në Kosovë do të mbahen në orën 00:00 në mesnatë, ku do të respektohet edhe masat anti-COVID.

“Meshat do të mbahen sikur vite më parë, në orën 24:00 në mesnatë, në të gjitha kishat dhe në katedralet. Sigurisht që ne do t’i përmbahemi të gjitha masave që janë të domosdoshme dhe në të gjitha kishat dhe në katedralet do të ketë tunel dezinfektimi dhe masat mbrojtëse”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Krishtlindja mes kufizimeve nga COVID, Thoma Çomëni: Mesha ortodokse në mëngjes, por e pamundur pa praninë e besimtarëve në kishë

Festa e Krishtlindjes/ Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët: Të kremtojmë me thjeshtësi, vaksina do na nxjerrë nga robëria e COVID

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026