“ChatGPT nuk ka për ta arritur kurrë këtë…”Pastori: Në kishë predikoj me emocione

28 Qershor 2023 | 21:54

Pastori Paulin Vilajeti ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth inteligjencës artificiale.

Ai tha se sado e avancuar mund të bëhet inteligjenca artificiale ekziston diçka që ajo nuk ka për ta arritur kurrë, sipas tij kjo është diçka që mund ta arrish duke kuptuar emocionet e tjetrit.

“Unë jam pastor dhe kur unë predikoj unë predikoj me mënyrën se si unë e kam ndërtuar predikimin, jo me mënyrën se si domosdoshmërish unë jam duke menduar në momentin që unë jam duke predikuar. Ndodh që predimkimi im është krejt tjetër nga ajo që unë kam shkruar.

Inteligjenca Artificiale këtë moment nuk mund ta arrijë kurrë. Në kohën kur unë dal para kishës, ndoshta 80% të rasteve nuk predikoj atë që kam përgatitur, sepse momenti kur unë e kam përgatitur është krejt tjetër dhe audienca është tjetër, unë përshtatem me atmosferën në kishë”,-tha pastori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026