Euroja digjitale, KE propozon draftin për qarkullimin e formës së re të valutës

28 Qershor 2023 | 21:10

Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin mjete digjitale për transaksionet ditore. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën një propozim për të qarkullimin e euros digjital.

Një euro digjital është në thelb një para elektronike dhe u jep konsumatorëve një alternativë pagese në nivel evropian, krahas opsioneve që ekzistojnë sot.

 “Me euron digjital, njerëzit do të mund të paguajnë para publike. Do të mund të paguajnë online dhe offline. Duke pasur një portofol me euro digjital në telefonin apo pajisjen tuaj do të jetë njësoj si të keni kartëmonedha apo monedha në xhep. Ju do të mund të paguani me të njëjtën lehtësi, pa pasur nevojë për lidhje interneti”, -tha Vladis Dombrovskis, zëvendës president i Komisionit Evropian.

Sipas të dhënave të Komisionit, 55 për qind e qytetarëve të BE-së paguajnë pa para kesh, kundrejt 22% të atyre që preferojnë paratë e thata dhe 23% që nuk kanë një preferencë.

Propozimi ka pasur megjithatë kundërshtime nga njerëzit për shkaqe që lidhen me privatësinë dhe bankat për regjistrimet bankare.

KE u përpoq t’i largojë këto shqetësime me klauzola sigurie për të gjitha palët.

Ligji përfundimtar duhet të mbështetet nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Ndërkohë, BQE pritet të japë dritën e gjelbër për euron digjital në tetor, me synim për ta përdorur në 2027-n.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026