Hungaria do të shtyjë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para pushimit të verës, pasi kjo çështje nuk është përfshirë në agjendën e javës së ardhshme, raportuan mediat hungareze.
Portalet hvg.hu dhe index.hu raportuan se Parlamenti, ku shumicë është partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, do të shtyjë edhe më tej votimin duke thirrur përkeqësimin e raporteve me Suedinë.
Zyra për media e Parlamentit hungarez nuk ka konfirmuar këto raportime, por ka thënë se agjenda për seancën e javës së ardhshme do të finalizohet të enjten.
Ligjvënësja opozitare e majtë, Agnes Vadai, shkroi në Facebook se Orban nuk do ta hedhë në votim pranimin e Suedisë në NATO, në seancën e javës së ardhshme.
Ministria e Jashtme suedeze nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar për këtë çështje.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika shumëvjeçare e mosangazhimit ushtarak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Të dyja shtetet kërkuan siguri më të madhe, duke shprehur dëshirën që t’i bashkohen NATO-s. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill, por procesi për Suedinë ka qenë më i ngadalshëm.
Suedia po kërkon që t’i bashkohet aleancës gjatë samitit të 11 dhe 12 korrikut. Përderisa Stokholmi ka mbështetje nga shtetet e tjera anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Hungaria deri më tani nuk kanë ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës