Dita e dyta e samitit të BE-së: Situata në Kosovë duhet të shtensionohet menjëherë
Në Bruksel është duke vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash, temë për diskutim janë edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë është diskutuar edhe ditën e parë të samitit, së pari në një takim të përbashkët që liderët e BE-së patën me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e pastaj edhe në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së.
“Ishte një diskutim mjaft dinamik, dhe shumë pjesëmarrës folën për këtë temë. Por porosia kryesore ishte se duhet të veprohet shpejt për shtensionimin e situatës dhe këto veprime duhet të bëhen nga të dyja palët“, ka thënë një zyrtar i BE-së duke folur me gazetarët mëngjesin e së premtes, kur edhe nisi dita e dytë e samitit.
Gjatë ditës pritet të debatohet edhe për tekstin e konkluzioneve, i cili është përgatitur për miratim. Në këtë tekst, ndër tjerash, është një paragraf që i kushtohet Kosovës dhe Serbisë si edhe një tjetër për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Mirëpo problemi me konkluzionet është se ato të gjitha janë në një dokument dhe ka mundësi që për shkak të mospajtimeve mes vendeve të BE-së për temën e migracionit, të mos miratohen fare as konkluzionet për temat e tjera.
Liderët e BE-së kanë bërë përpjekje deri pas mesnate që të arrijnë pajtim për tekstin, por Hungaria dhe Polonia e kanë bllokuar miratimin e pjesës që ka të bëjë me menaxhimin e migrimit në BE.
Zyrtarët e BE-së shpresojnë se gjatë ditës së premte do të arrihet një kompromis dhe të miratohen konkluzionet. Si mundësi alternative mbetet edhe miratimi i tyre në formën e “Konkluzioneve të Presidencës“ e jo si “Konkluzione të Këshillit Evropian”.
LEXONI GJITHASHTU:
Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor