Kolegji refuzon përsëritjen e zgjedhjeve në Kuçovë, Maliqi: Votim alla afrikançe
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi foli për mediat pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e tyre për përsëritje të zgjedhjeve.
“Pas këtij vendimi ta merrnit në pyetje Hajdarin e Kuçovës që s’di të lidhë dy fjalë, i marrë peng, por ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që unë kisha nga burimet e mia nga Rilindja sepse donin që ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë me kandidat tjetër për shkallë të formularit të dekriminalizimit të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër sepse e dinin shumë mirë që me këtë kandidat do të ishte e pamundur. Çfarë t’ju them më?! Unë dola në konkluzionet e mia, votim alla afrikançe ishte në Kuçovë,” – u shpreh Maliqi.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për përsëritje në procesit zgjedhor në Bashkinë Kuçovë.
BF kërkoi shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritje të procesit në këtë bashki.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet