‘Asnjë shkollë me taksën e arsimit’, PD: Bashkia ka mbledhur 30 milionë dollarë, por nuk i investon

26 Dhjetor 2020 | 12:25

Taksa e përkohshme e arsimit që aplikohet në Tiranë me synimin për ndërtimin e shkollave, për Partinë Demokratike konsiderohet e paligjshme. Akuza vjen nga eksperti i Ekonomisë pranë selisë blu, Mateo Spaho, i cili deklaron gjithashtu se paratë e taksapaguesve ende nuk po investohen për shkolla. 

“Është i vetmi qytet që ka një taksë për infrastrukturën arsimore, të cilën do të vazhdojmë ta paguajmë edhe vitin e ardhshëm. Taksa është e paligjshme, antikushtetuese, pasi arsimi publik në Shqipëri është falas, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se paratë që u ka marrë banorëve të Tiranës për këtë taksë të paligjshme, Bashkia nuk i ka investuar në shkolla”, tha z. Spaho.

Taksa për infrastrukturën arsimore u vendos nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave, të cilat do të eliminojnë mësimin me dy turne.   

“Sot, të gjithë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve”, tha eksperti i PD.

Prej 5 vitesh, taksa e arsimit paguhet nga familjet në Tiranë në faturën e ujit në vlerën 150 lekë në muaj, sikundër edhe nga bizneset e vogla dhe të mëdha dhe deri tani janë arkëtuar 30 milionë dollarë. 7 vite është periudha e paracaktuar për vjeljen e saj në kryeqytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026