SHBA-ja kërkon zgjidhje të re për azikërkuesit që presin në Meksikë

2 Korrik 2023 | 15:25

Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjatët. Ky plan u nxit nga disa azilkërkues jo-meksikanë të cilët po presin në Meksikë dhe është pjesë e përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të krijuar më shumë rrugë ligjore për migrim.

Programi raportohet se do të vlejë për refugjatët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela në Meksikë. Emigrantët duhet ta dëshmojnë se ishin në Meksikë para 6 qershorit për t’u kualifikuar për këtë program, tha një nga burimet e Reuters.

Sipas burimeve një zyrtar amerikan, një zyrtar meksikan dhe dy persona të njohur me këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti theksuan se çështja mbetet në diskutim dhe ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të përfitojnë nga një program i tillë.

Qindra mijëra emigrantë nga këto katër vende kanë kaluar përmes Meksikës gjatë rrugës për në SHBA shkaku i trazirave politike dhe ekonomike në vitet e fundit, duke bërë presion politik mbi Bidenin, i cili kërkon rizgjedhjen si president në vitin 2024.

Ky program do të lejonte emigrantët e kualifikuar të hyjnë përmes programit të risistemimit të refugjatëve në SHBA, i cili është i qatshëm vetëm për aplikantët jashtë vendit. Ndryshe nga shumica e emigrantëve që kërkojnë azil pasi hyjnë në SHBA, refugjatët do të merrnin autorizim të menjëhershëm për punë dhe përfitime qeveritare si strehimi dhe ndihma për punësim.

Refugjatët që përdorin programin e risistemimit në SHBA mund të aplikojnë për t’u bërë banorë të përhershëm brenda një viti. Për t’u miratuar, ata duhet të vërtetojnë se përballen me persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Meksikës tha se është në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për zgjerimin e lëvizshmërisë së fuqisë punëtore dhe mbrojtjen e refugjatëve. Megjithatë, Meksika nuk ka arritur asnjë marrëveshje me SHBA-në, shtoi ministria.

Administrata e Bidenit ka hapur rrugë të reja legale për emigrantët, si pjesë e një strategjie më të gjerë për t’i dekurajuar njerëzit nga kalimi ilegal i kufirit SHBA-Meksikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026