Ministri Armend Zemaj: Gjatë vitit 2021 do të vaksinohen 50 % e popullatës
Në Kosovë nga 1 korriku kanë humbur jetën 1244 persona nga COVID-19. Përkundër numrit të madh të personave që humbën jetën, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka quajtur si të suksesshme punën e tij në menaxhimin e pandemisë së coronavirusit.
Gjatë konferencës së fundvitit, Zemaj ka treguar se grupmosha më e prekur nga ky virus është 30-39 vjeç, ndërsa mbi 80 për qind e të infektuarve janë raste të konfirmuara brenda institucioneve private dhe familjare.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën i ka nderuar me një minutë heshtje të gjithë profesionistët shëndetësorë, që kanë humbur betejën me COVID-19. Duke folur për vaksinat anti-COVID, ministri theksoi se me 7 dhjetor është bërë aplikimi zyrtar i Kosovës për sigurimin e kësaj vaksine në COVAX, mekanizëm ky i ngritur nga Aleanca globale e vaksinave CAVI.
Gjatë vitit 2021 planifikohet të bëhet vaksinimi masiv i popullatës deri në 50 për qind. Njëkohësisht është bërë planifikimi i vaksinimit masiv të popullatës në Kosovë 2021-2022 me vaksinën kundër COVID-19 ku planifikohen 522,927 hera 2 doza, që nënkupton 1, 045,914 doza të vaksinës”, ka deklaruar Zemaj.
Ai u zotua publikisht se kanë filluar negociatat individuale me shtatë kompani të ndryshme.
“Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por, synimet tona kanë prodhuar sukses. Ky sukses pasqyrohen në menaxhimin e pandemisë, në furnizimin me barna, në pajisje të reja për spitalet tona. Sukseset tona pasqyrohen me 1500 specializantë të rinj, me punësimin e 575 punonjësve të rinj, si dhe me punësimin e 150 specialistëve që deri më tani ishin të papunë. Pra, asnjë specialist në Kosovë nuk do të mbetet pa punë”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet